Jump to content

zhulat

Nga Wiktionary

ZHULAT kal.

  • 1. E zbut dhe e shtyp zhukën, gjineshtrën etj., që të dridhet e të epet lehtë dhe të mos këputet (kur bëjmë litarë, kanistra etj.). Zhulatin zhukën (xunkthin).
  • 2. E rras a e ngjesh dikë në një vend; zhyt (në ujë, në llucë etj.). E zhulati në ujë. E zhulati pas murit. Ia zhulati kokën në përrua.
  • 3. bised. E zhdëp dikë me të ngrëna, e dend. E zhulati me bostan.
  • 4. fig. bised. E rrah keq dikë, e zhdëp, ia zbut kurrizin. E zhulati me shkop.