zhukë
Appearance
ZHUKË I f.
- 1. bot. Lloj xunkthi, me rrënjë të gjerë dhe me fije të holla e të gjata, që dalin drejtpërdrejt nga rrënja dhe që mbarojnë sipër me një krekëz të mbushur me fara dhe me një gjemb. Krekëza zhuke. Shkulën (dogjën) zhukat. U fshehën nëpër zhuka.
- 2. Fijet e kësaj bime që shkulen, përpunohen e përdoren për thurje, për litarë etj. Kapele (shportë, litar) zhuke. Një tufë zhuka. E mbulojnë me zhuka. E lidhi me zhukë.
ZHUKË II f.
- Burim, uji i të cilit nuk rrjedh në një vijë, po përhapet në sipërfaqe të tokës dhe humbet; vend me shumë lagështirë, tokë e lagësht që nxjerr ujë; buronjë. Vend me zhuka.