zhgun

Nga Wiktionary

ZHGUN m.

  • 1. Shajak i trashë, zakonisht i bardhë, i punuar me dy liq në vegjë e i dërstiluar, që përdoret për veshje të sipërme. Rroba (tirq) prej zhguni. Mbështjell me zhgun.
  • 2. Veshje e sipërme dhe e gjatë si pallto, me mëngë ose pa mëngë, që bëhet me këtë lloj shajaku; gunë. Mëngët e zhgunit. Veshi zhgunin. Hodhi zhgunin krahëve.
  • 3. vjet. Veshje e sipërme prej cohe ngjyrëkafe, e gjatë deri te këmbët dhe e lirshme, që e mbanin murgjit françeskan.