zhezhitur
Appearance
ZHEZHITUR mb.
- 1. Që është djegur sa është ngjitur në fund të enës dhe ka marrë erë e shije të keqe (zakonisht për gjellët e për qumështin); i ciknosur. Gjellë e zhezhitur. Qumësht i zhezhitur.
- 2. Që mban erë të rëndë e të keqe (zakonisht ngaqë nuk është larë për shumë kohë). Shtëpi e zhezhitur.
- 3. Që është ndezur ndër vete, që është prishur pasi ka ndenjur pa u ajrosur; i mykur. Pleh i zhezhitur. Bereqet i zhezhitur.