zhbiroj
Appearance
ZHBIROJ kal.
- 1. I bëj a i hap vrimë, e shpoj; e bëj me vrima, biroj. Zhbiroi drurin (tavanin). E zhbiroi me thikë. Minatorët zhbiruan malin.
- 2. vet. veta III. E përshkon tejpërtej (edhe fig.). Dritat zhbiruan errësirën. Hidhërimi ia ka zhbiruar zemrën. E zhbiroi me sy.
- 3. fig. Kërkoj me ngulm të zbuloj diçka që nuk e di, gjurmoj me të gjitha mënyrat dikë a diçka për të zbuluar një të fshehtë, gërmoj andej e këtej, s'lë vrimë pa kërkuar për të marrë vesh diçka. Spiunët zhbironin rrugëve. S'la gjë pa zhbiruar. Nuk e di se si e zhbiroi atë punë! E zhbiroi që e zhbiroi!