zhbëj
Appearance
ZHBËJ kal.
- 1. Prish, shkatërroj, shthur etj. diçka që është bërë, është ndrequr a është thurur më parë; e prish me qëllim që të bëj diçka tjetër të re. E zhbëri çorapin (fanellën). Bën e zhbën.
- 2. fig. Hedh poshtë diçka që është bërë, që është pranuar a është ngulitur me parë; zhduk. E zhbënë zakonin. E zhbëri të ligën.
- 3. krahin. I heq kokrrat kallirit, shkoq. Zhbënin misër.