zhakë
Appearance
ZHAKË I f.
- Pellg me ujë lë ndenjur, bërrakë. Ra në një zhakë. Vendi ishte tërë zhaka.
ZHAKË II f.
- 1. Pëlhurë e trashë prej liri a prej kërpi, që shtrohet në vend të qilimit; thes a petk që bëhet me këtë pëlhurë a me ndonjë pëlhurë tjetër të trashë e të ashpër. E mbuloi me zhakë. E mbushi zhakën plot. Kishte veshur një zhakë.
- 2. Leckë e trashë që përdoret për të larë dyshemenë, për të fshirë çerepin ose për të kapur një gjë të nxehtë, për të fshirë këpucët përpara pragut të derës etj.; rrobë e vjetër. Zhakë çerepi. E lau dyshemenë (i fshiu këpucët) me zhakë.
- 3. vet. nj. Shtupë liri, greth.