zgrip

Nga Wiktionary

ZGRIP m.

  • 1. Buza e një gremine, e një shkëmbi të thepisur etj.; skaji i një sendi, ana, buza. Zgripi i shkëmbit (i greminës, i humnerës). Zgripi i pullazit (i shkallëve, i pusit, i varrit). Zgripi i lumit. U ul në zgrip. U kacavar në zgrip të shkëmbit. U tërhoq në zgrip të rrugës. E mbushi deri në zgrip.
  • 2. fig. Pika e fundit, fundi, mbarimi i diçkaje. Është në zgrip të jetës. E çoi punën deri në zgrip. Pakicë; shtrëngicë, kursim. E ka me zgrip diçka e ka me pakicë. Ha (prish, shpenzon) me zgrip ha pak e me kursim të madh. Jeton me zgrip jeton me pak gjë, në shtrëngicë e me kursim të madh.
  • Është me (në) zgrip
  • a) nuk është i sigurt; është i vështirë dhe i ngatërruar për t'u bërë;
  • b) mezi qëndron më këmbë, mezi mbahet diçka, është gjysmake;
  • c) ka vajtur deri në buzë, deri atje sa s'mban më. E ka me (në) zgrip është i pavendosur për diçka, e ka me mëdyshje, lëkundet midis «po»-së dhe «jo»-së. Është në zgrip (në buzë, në grykë) të varrit shih te VARR,~I.

ZGRIP ndajf.

  • 1. Cekët, jo thellë. E lëronte tokën zgrip. I mbjell zgrip.
  • 2. Pak, jo shumë; rrëshqitas. E zuri guri zgrip.