zgjyrë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZGJYRË f.

  • 1. Mbeturinë e ngurtë, që del gjatë shkrirjes së metaleve a kur punohen metalet e nxehura, bramcë. Zgjyra e metalit. Zgjyra e furrës. I heqin zgjyrën. Zbrazin zgjyrën.
  • 2. Mbeturinë që formohet nga djegia jo e plotë e qymyrit a e diçkaje tjetër; blozë. Zgjyra e qymyrit. Zgjyra e farkës. Çibuku është mbushur me zgjyrë. I zi si zgjyrë.
  • 3. Papastërti që krijohet në rroba, sidomos në jakë, nga të palarët, zhul. Zgjyra e jakës. Kapele tërë zgjyrë.
  • 4. fig. Pjesa më e pavlefshme e diçkaje, mbeturinë, fundërrinë; ajo që e mbulon e s'e lë të dalë në dritë diçka të mirë e të vlefshme, ndryshk, myk. Zgjyra e shoqërisë. Zgjyra e burokratizmit. Zgjyra fetare (mesjetare). E ka mbuluar zgjyra e mendjemadhësisë.
  • 5. përd. mb. Shumë i fëlliqur. I kishte këmbët zgjyrë. Ishte bërë zgjyrë.
  • 6. përd. mb. fig. I zi, i mjerë. Ia bëri jetën zgjyrë.
  • 7. përd. ndajf. Zi, keq. I ka vajtur puna zgjyrë.
  • 8. përd. ndajf. Shumë (me mbiemra si i zi, i errët, i keq). Zgjyrë i zi.