zgjoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZGJOJ kal.

  • 1. Bëj që t'i dalë gjumi dikujt që fle, i nxjerr gjumin, e ngre nga gjumi. E zgjoi nga gjumi. I zgjoi boria. E zgjoi herët. Pse s'më zgjove? Zgjoje, se fjeti shumë! Mezi e zgjova.
  • 2. fig. Bëj që dikush të dalë nga një gjendje ku i janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, e bëj të kuptojë gjendjen e vërtetë; e sjell në vete. E zgjoi nga iluzionet.
  • 3. fig. Bëj që të gjallërohet e të lulëzojë; e ripërtërij (natyrën etj.); bëj që të gjallërohet e të vihet në lëvizje (një qendër banimi a pune etj.). Pranvera e zgjoi natyrën. Mbledhja e fundit e zgjoi ndërmarrjen.
  • 4. fig. E bëj të vetëdijshëm pir diçka, e bëj që t'i kuptojë drejt çështjet, e sqaroj; e bëj të zgjuar dikë, i holloj mendjen. Partia e zgjoi popullin. Ky fjalim i zgjoi masat. E ka zgjuar shkolla.
  • 5. fig. Vë në veprim, e nxit diçka; ngjall. I zgjon imagjinatën. I zgjoi ndjenja! (dëshirën, kureshtjen). I zgjoi oreksin (lakminë). Zgjoi energji të mëdha. Zgjoi vetëdijen politike. I zgjoi kujtime të vjetra. Zgjoi dyshime.