zgjidhur
Appearance
ZGJIDHUR mb.
- 1. Që është i liruar ose që nuk është i lidhur, që është zgjidhur (për një nyjë ose për diçka tjetër që lidhet a mbështillet); kund. i lidhur. Me brez të zgjidhur. Me këpucë (me lidhëse) të zgjidhura. Dengu ishte i zgjidhur.
- 2. Që është lënë i lirë ose që është i palidhur, që është zgjidhur; kund. i lidhur. Qeni ishte i zgjidhur. E kishin lënë të zgjidhur.
- 3. fig. Që nuk i ka më lidhjet e para, që është liruar nga çdo detyrim i mëparshëm. Martesë (fejesë)e zgjidhur. Besë e zgjidhur. E quante kontratën të zgjidhur.
- 4. mat. Që i është gjetur përfundimi, që është zbërthyer plotësisht, që është zgjidhur. Ushtrime të zgjidhura.
- 5. fig. Që është shqyrtuar e sqaruar dhe ka gjetur zgjidhje, që mund të quhet i përfunduar. Ky është një problem i zgjidhur.
ZGJIDHUR ndajf.
- Në gjendje të zgjidhur; duke i pasur duart ose duart e këmbët të zgjidhura; kund. lidhur. E mban qenin zgjidhur. E lanë zgjidhur.