zgjidhje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZGJIDHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJIDH, ZGJIDHEM II. Zgjidhja e litarit. Zgjidhja e kontratës. Zgjidhja e martesës. Zgjidhja e ushtrimit (e problemit). Zgjidhja e çështjes.
  • 2. mat. Përfundimi që del kur zgjidhet një problem, një ushtrim etj.; përfundim. Zgjidhje e gabuar. Gjetja e zgjidhjes. Ekuacion me zgjidhje pozitive (negative, zero). Ekuacioni nuk ka zgjidhje (ka vetëm një zgjidhje). Sa del zgjidhja?
  • 3. Rruga që duhet ndjekur për t'u zgjidhur një çështje, një problem etj.; përfundimi që i jepet një çështjeje etj. Zgjidhje e drejtë (e kënaqshme, e gabuar). Zgjidhje përfundimtare. Zgjidhje paqësore (politike). Zgjidhje shkencore (teorike, praktike). I gjeti një zgjidhje. Gjen zgjidhje diçka zgjidhet. Kërkon (pret) zgjidhje. I jap zgjidhje diçkaje e zgjidh.
  • 4. Mënyra si vihet në jetë një projekt, një vepër skenike etj. Zgjidhja skenike (arkitektonike, urbanistike). Zgjidhje origjinale (krijuese, e goditur). Zgjidhja e regjisorit.
  • 5. let. Pjesa e fundit e një vepre letrare, që vjen pas pikës më të lartë të ngjarjeve e të veprimeve dhe që tregon se si zbërthehet e si përfundon konflikti. Zgjidhje realiste (e papritur). Pika e zgjidhjes. Mjetet artistike të zgjidhjes.