zgjidh

Nga Wiktionary

ZGJIDH kal.

  • 1. Liroj një nyjë ose diçka tjetër të lidhur a të bashkuar; i liroj dhe i heq lidhëset diçkaje të lidhur; kund. lidh. Zgjidh nyjën. Zgjidh lidhësen (spangon, litarin). Zgjidhi rripin (brezin). Zgjidh këpucët. Zgjidh dengun. Ia zgjidhi duart (këmbët). Nuk e zgjidh dot. E zgjidhi me dhëmbë.
  • 2. Liroj një njeri a një kafshë që e kanë lidhur diku, lë të lirë një njeri a një kafshë duke e shkëputur prej vendit ku e kanë lidhur; kund. lidh. Zgjidhi qenin (viçin). E zgjidhen të dënuarin. Zgjidh foshnjën.
  • 3. Liroj një kafshë të mbrehur, çmbreh; kund. mbreh. Zgjidhi qetë (kalin nga karroca).
  • 4. fig. Prish lidhjen që kam vendosur me dikë, e bëj të pavlefshëm detyrimin që kam ndaj dikujt; i jap fund diçkaje a e ndërpres diçka; kund. lidh. Zgjidhi fejesën (martesën). Zgjidhi besën. I zgjidhën marrëdhëniet. Zgjidhi kreshmët. fet., vjet. Zgjidhi magjinë. vjet.
  • 5. mat. Bëj veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidh ushtrimin (problemin). Zgjidhi një ekuacion. E zgjidhi me gojë (me shkrim).
  • 6. fig. Shqyrtoj e sqaroj një çështje; i jap rrugë zhvillimit a përfundimit të diçkaje, duke hequr ose duke kapërcyer pengesat; kryej a përfundoj diçka (një punë, një kërkesë etj.). Zgjidhi një çështje të rëndësishme. E zgjidhën ngatërresën. I zgjidhën detyrat që u dolën përpara. I zgjidhi punë. Ia zgjidhi hallin.
  • Lidh e zgjidh dikush shih te LIDH. I zgjidh duart dikujt i jep mundësi të veprojë e të bëjë ç'të dojë, i lë dorë të lirë. Ia zgjidh gjuhën (gojën) dikujt e bën a e nxit që të flasë; e detyron t'ia thotë hapur të gjitha sa ka. E zgjidhi gjuhën (gojën) filloi të flasë e të tregojë për diçka që e mbante të fshehtë. E zgjidhi (e hapi) qesen (kuletën, trastën) nuk i kurseu paratë; ndryshe nga zakonisht, u tregua dorëhapët, u bë dorëlëshuar. E zgjidhi thesin
  • a) u bë dorëlëshuar;
  • b) filloi të flasë, filloi t'i tregojë ato që di.