zgjerim

Nga Wiktionary

ZGJERIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJEROJ, ZGJEROHEM. Zgjerimi i rrugës (i galerisë, i pusit). Zgjerimi i tokës së punueshme (i rrjetit ujitës). Zgjerimi i enëve të gjakut. Zgjerimi i fabrikës. Zgjerimi i arsimit të mesëm. Zgjerimi i luftës çlirimtare. Zgjerimi i lëvizjes artistike.
  • 2. Pjesa më e gjerë e diçkaje, pjesa e zgjeruar e diçkaje; kund. ngushtim. E lidhi me zgjerimin e gypit. E futi në zgjerimin e pusit.
  • 3. Sipërfaqe më e madhe, që kërkohet nga dikush a i jepet dikujt për banim. Kërkon (i dhanë) zgjerim.