zgjedhje
Appearance
ZGJEDHJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJEDH, ZGJIDHEM I. Zgjedhje natyrore. Zgjedhje e kujdesshme. Zgjedhja e farës. E drejta e zgjedhjes e drejta që ka një shtetas për të zgjedhur a për t'u zgjedhur.
- 2. vet. Dhënia e mendimeve të zgjedhësve dhe shprehja e vullnetit të tyre me anë të votimit për ata që duhet të zgjidhen në organet udhëheqëse a drejtuese, në gjykatat popullore etj. Zgjedhje demokratike (të lira, të drejtpërdrejta, të fshehta). Zgjedhje paraprake (plotësuese, të përgjithshme, të pjesshme). Zgjedhjet në parti. Zgjedhjet për këshillat popullore. Fushata e zgjedhjeve. Sistemi i zgjedhjeve. Komisioni (këndi) i zgjedhjeve. Zonat e zgjedhjeve. Përfundimet e zgjedhjeve. Ligji mbi zgjedhjet. U bënë (u zhvilluan) zgjedhjet. Morën pjesë në zgjedhje.