zgjedhës

Nga Wiktionary

ZGJEDHËS m.

  • 1. Ai që ka të drejtë të votojë për të zgjedhur dikë në organet udhëheqëse a drejtuese; ai që merr pjesë në zgjedhje. Zgjedhës i parë (i dytë). vjet. Regjistrimi i zgjedhësve. Lista e zgjedhësve. Takim me zgjedhësit.
  • 2. Ai që zgjedh dikë a diçka; ai që zgjedh i pari kur ndahet diçka. Zgjedhës i hollë (me shije). E vunë zgjedhës.

ZGJEDHËS mb.

  • 1. Që ka të drejtë të votojë për të zgjedhur dikë në organet udhëheqëse a drejtuese; që merr pjesë në zgjedhje. Popullsia zgjedhëse. Krahinë zgjedhëse.
  • 2. Që zgjedh dikë a diçka, që caktohet për të zgjedhur; që zgjedh shumë, që nuk kënaqet lehtë. Është shumë zgjedhës.