zgjedhë

Nga Wiktionary

ZGJEDHË f.

  • 1. Dru i punuar, me dy kularë ose me një dru tjetër poshtë tij e të bashkuar me hunj, ku mbrehen qetë a buajt dhe ku kapet shtiza e qerres, e parmendës etj. Zgjedha e qerres. Zgjedhë qesh (buajsh). Kularit e zgjedhës. U vuri zgjedhën qeve. I mbrehu në zgjedhë. Hoqi qetë nga zgjedha. E mësoi kaun në zgjedhe. E ka vrarë zgjedha.
  • 2. fig. Shtypje e egër dhe e pamëshirshme e një populli nga sunduesit, nga pushtuesit ose nga shfrytëzuesit e tij, sundim e shfrytëzim i egër, robëri. Zgjedha e huaj. Zgjedhë e rëndë. Nën zgjedhën e çifligarëve (e kapitalistëve, e imperialistëve). I vuri (i futi) në zgjedhë. I mban nën zgjedhë. E hoqën qafe zgjedhën.
  • Hyri në zgjedhë u nënshtrua. S'i ka rënë zgjedha në vesh nuk ka hequr shumë, nuk ka vuajtur e s'e njeh jetën, s'e ka vrarë puna. Vuri (futi) qafën në zgjedhë ia hyri vetë një pune të rëndë e të vështirë. Demin e shtron zgjedha fj.u. njeriun e sertë e shtron puna.