zgjatim
Appearance
ZGJATIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJATOJ, ZGJATOHEM.
- 2. Pjesë që i është shtuar diçkaje ose që del e zgjatet nga një trup në një drejtim të caktuar; vijimi i diçkaje. Zgjatime anësore. Zgjatime gjembore. Zgjatim shpinor (qendror). mjek. Në zgjatim të rrugës. Mbaron me dy zgjatime.
- 3. tek. Vetia a aftësia që ka një lëndë për t'u zgjatur. Zgjatim relativ (absolut). Kufiri i zgjatimit.
- 4. muz. Gjatësia e një tingulli. Ruan zgjatimin.