Jump to content

zezë

Nga Wiktionary

ZEZË f.

  • 1. Ngjyra e zezë; bojë e zezë; kund. e bardhë. Përzierja e së kuqes me të zezën. I shtiu edhe pak të zezë. E leu me të zezë. Ndryshon si e bardha nga e zeza.
  • 2. vet. Rroba të zeza që i mbajnë plakat ose që i veshin gratë, zakonisht në shenjë zie kur u ka vdekur dikush. Nënat në të zeza. U vesh me të zeza.
  • 3. fig. E keqe e madhe që dëmton rëndë dikë a diçka, fatkeqësi, mjerim; vuajtje e madhe, mundim i rëndë që heqim; diçka e ligë, veprim i keq e i urryer, e keqe. Të zezat e luftës. Pas kaq të zezash. E gjeti (e zuri) e zeza. Të pret e zeza. I ranë të gjitha të zezat në kokë. Ia bëri të zezën vetes. Mos na ndill të zeza! U marrtë të zezat! Ka bërë një mijë e një të zeza. Për të zezën e vet (e armikut). E zeza ndjell të zezën. fj.u. Mendja e madhe, e zeza e të zotit. fj.u.
  • Në të zezë aty ku duhet, mu në qendër, në pikën kryesore. Mori të zezën shih te MARR. E piu e zeza shih te PI. I punoi të zezën shih te PUNOJ 20. Për të zezë të thoit shih te THUA, THOI. Sa e zeza e thoit shih te THUA, THOI. E bën (e paraqit) të bardhën të zezë (të zezën të bardhë) keq. shih te BARDH/Ë, ~A (e). Ndaj të bardhën nga e zeza shih te BARDH/Ë, ~A (e)9. E zeza e syrit (të zitë e syrit) pjesa e rrumbullakët me ngjyrë të zezë, kafe etj., që rrethon beben e syrit, irida.