zbutur

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZBUTUR mb.

  • 1. Që është bërë i butë në të prekur, që i është hequr ashpërsia; që është bërë si brumë, zakonisht duke u njomur me ujë, i zbrujtur (për një gjë të fortë a të thatë); që është bërë i butë duke u nxehur në zjarr (për metalet etj.). Lëkurë e zbutur.

Tokë e zbutur. Bukë e zbutur. Zift (dyllë) i zbutur. Sustë e zbutur.

  • 2. Që është bërë më i këndshëm e më i pëlqyeshëm për veshin a për syrin; që është bërë i shtruar e i ëmbël, që s'ka më vrazhdësi. Dritë e zbutur. Ngjyra të zbutura. Nota të zbutura. Me zë të zbutur.
  • 3. Që është zbutur (për kafshët e egra); që është përmirësuar me anë të shartimit (për bimët). Kafshë e zbutur. Tigër i zbutur. Pemë e zbutur.
  • 4. fig. Që është bërë i urtë, i shtruar e i bindur (për njerëzit); që është qetësuar; që është bërë dashamirës. Qëndrim i zbutur. Vështrim i zbutur. Ishte pak më i zbutur.
  • 5. Që i është ulur pjerrësia; që është bërë më i sheshtë (për kodrat, tokat etj.). Kodra të zbutura. E tatëpjetë e zbutur. Djerre të zbutura.
  • 6. fig. Që i ka rënë vrulli e forca e mëparshme, që nuk është më i egërsuar. Det i zbutur.
  • 7. Që i është ulur grada e fortësia, që është bërë më i butë (për pijet alkoolike); që i është hequr një pjesë e kripërave minerale (për ujin). Raki (uzo) e zbutur. Ujë i zbutur.