zbutem
Appearance
ZBUTEM vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet më e butë në të prekur, i hiqet ashpërsia; bëhet më e butë një gjë e fortë a e thatë, zakonisht duke u njomur me një lëng, bëhet si brumë, zbruhet; bëhet i butë një metal a diçka tjetër, duke u nxehur në zjarr e përpunohet më lehtë. U zbut pëlhura. U zbutën lëkurët. U zbutën koret (biskotat). U zbut llaçi (toka). U zbut dylli. Iu zbut plaga. Zbutet vetvetiu. U zbut shumë. Këto pemë zbutën me kohë.
- 2. vet. veta III. Bëhet më i këndshëm e më i pëlqyeshëm për veshin a për syrin; bëhet i shtruar e i ëmbël, i hiqet vrazhdësia; i ulet forca, bëhet më pak i ashpër. U zbut drita. U zbutën ngjyrat. U zbutën zhurmat.
- 3. vet. veta III fig. I ulet forca diçkaje; bëhet më pak i ashpër; pakësohen dallimet ndërmjet gjërave të ndryshme. Iu zbutën ndjenjat. Iu zbut dhembja (urrejtja, inati). Punët u zbutën. U zbutën grindjet (mëritë).
- 4. Bëhet i butë e i afrohet njeriut (për kafshët e egra). U zbut vetë ariu.
- 5. Bëhem i urtë, i shtruar e i dashur, bëhem i arsyeshëm e i bindur; qetësohem, më ikën zemërimi, bëhem dashamirës. U zbutën e u pajtuan. U zbut e u bë vaj.
- 6. vet. veta III. Bëhet më pak i pjerrët; vjen me sipërfaqe më të sheshtë, sheshohet. Këtej kodra fillon të zbutet. E përpjeta sa vinte e zbutej.
- 7. vet. veta III. Bëhet më e ngrohtë, bëhet më e butë (për kohën, për klimën etj.). U zbut koha (moti). U zbut të ftohtët. Dimri nisi të zbutej.
- 8. vet. veta III. I ulet grada, i bie fortësia, bëhet më i butë (për pijet alkoolike). Vera u zbut vetë.
- 9. Pës. e ZBUT.
- Iu zbut gjaku dikujt shih te GJAK,~U I. U zbutën (u ftohën, u ulën, u shuan, u shtruan) gjakrat shih te GJAK,~U I. Iu zbut zemra dikujt shih te ZEM/ËR,~RA.