zbritje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZBRITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZBRES, ZBRITEM. Zbritje pingule. Zbritje e rrezikshme. Zbritja e çmimeve (e qirave). Zbritja e temperaturës. Zbritja në qytet. Zbritja nga përgjegjësia. Zbritja e njerëzve në Hënë. Ngjitje e zbritje. Filloi zbritja. E bleu me zbritje. Nuk bënte zbritje.
  • 2. Vend që vjen duke zbritur, pjerrësinë, tatëpjetë. Zbritje e butë (e vështirë).
  • 3. mat. Një nga të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen. Mbledhja dhe zbritja. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen.