zbres
Appearance
ZBRES jokal.
- 1. edhe kal. Zhvendosem nga lart poshtë, shkoj e zë vend diku më poshtë nga ku ndodhem, ulem; lëviz poshtë nëpër një shkallë a nëpër diçka tjetër; kund. hipi; ngjitem. Zbriti nga çatia (nga ballkoni). Zbriti nga kati i dytë (i tretë). Zbriti nga shtylla (nga shkallët, nga pema, nga fiku). Zbritën nga kodra (nga mali). Zbritën në rrugë. Zbriti në katin e parë. Zbret në det (në lumë). Zbritën në fushë (në pazar). Zbresin më këmbë (me ashensor). Zbrit poshtë! Zbrit shpejt! Pa zbritur mirë. Hip e zbrit.
- 2. Ulem shkallë-shkallë nëpër diçka nga një pikë më e lartë në një pikë tjetër më të ulët; shkoj tatëpjetë; kal. ul diçka shkallë-shkallë nga lart poshtë; kund. ngjit; ngjitet. Zbriti shkallët. Rruga zbret butë (thikë). Lumi zbret më ngadalë. Ujërat zbresin me rrëmbim. Zbriti një tatëpjetë të madhe. Zbres një vijë pingule.
- 3. Ulem poshtë nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi; kund. hipi. Zbriti nga kali. Zbriti nga makina (nga karroca). Zbriti nga anija (nga aeroplani). I zbriti biçikletës. Zbriti në tokë.
- 4. Ulem në hapësirë nga lart poshtë; vet. veta III ulet a fluturon diçka poshtë; kund. hipi; ngjitem. Zbritëm me aeroplan shumë ulët. Mjegulla kishte zbritur mbi male e fusha (mbi qytet). Dielli po zbriste mbi det. Kanë zbritur shumë retë. Kanë zbritur dallëndyshet e fluturojnë ulët.
- 5. kal. E vë diçka në një vend më të ulët se aty ku është, e mbart dhe e çoj në një vend më të ulët, e ul poshtë; kund. ngjit; ngre; hipi. I zbriti valixhet nga dhoma. I zbriti librat nga rafti. E zbriti fëmijën nga pema (nga mani, nga dega). E zbritën nivelin e ujit. E zbriti poshtë (në tokë).
- 6. kal. E ul dikë a diçka nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi, e shkarkoj; e shpie në një vend tjetër më të ulët; kund. hipi. E zbriti nga mushka. E zbriti nga qerrja (nga kamioni, nga treni). E zbresin bagëtinë nga mali (nga bjeshka). I zbriti dhentë në fushë (në vërri).
- 7. vet. veta III. Arrin deri në një cak, shkon poshtë deri në një pikë të caktuar, i vjen, i bie. Duart i zbresin deri te gjunjët. Flokët i zbresin gjer mbi supe. Kapela i zbriste gjer te sytë. Dëbora zbriti deri në rrëzë të malit.
- 8. vet. veta III. Arrin në një vend me sulm ose për të sulmuar. Partizanët zbritën në qytet. Armiku zbriti me ushtri të madhe. Sulmuesit zbritën në portën kundërshtare. sport.
- 9. fig. Ulem nga një detyrë, bie nga përgjegjësia; ulem një shkallë më poshtë; kal. e vë dikë në një detyrë më të ulët, e caktoj në një punë më pak të rëndësishme. Zbriti nga detyra (nga përgjegjësia, nga grada). E zbritën nga kryetar. Zbriti nga kategoria.
- 10. vet. veta III fig. Bie, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, pllakos, mbulon. Zbriti mbrëmja. Zbriti errësira. Zbriti vjeshta. Nata zbret e qetë.
- 11. vet. veta III. I ulet niveli diçkaje, bie. Zbriti lumi (liqeni). Zbriti deti. Zbriti zhiva në termometër (në barometër). Zbriti niveli i ujit. Zbriti qumështi (pasi zihet).
- 12. fig. Shkoj nga qendra në bazë; shkoj a dal në një vend ku kam për të bërë diçka. Zbriti në bazë. Zbriti në gjirin e klasës punëtore. Zbriti në fushën e betejës. Zbritën në rrugë për të kërkuar të drejtat. Skuadrat zbritën në fushë. sport.
- 13. fig. Rrjedh, e kam prejardhjen; vij. Ne zbresim nga ilirët. Ai zbret nga një familje e mirë. Njeriu zbret nga majmuni. Qeniet e larta zbresin nga qeniet e ulëta.
- 14. edhe kal. E bëj diçka më të vogël, e pakësoj; heq një pjesë nga diçka, e zvogëloj; vet. veta III ulet vlera e diçkaje, bie; zvogëlohet a ulet çmimi i një malli; kund. rrit, shtoj. I zbriti çmimi. Zbriti sheqeri. Zbriti prapë vlera e dollarit. Zbritën kohën e humbur.
- 15. mat. Bëj veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
- 16. vet. veta III fig. Zvogëlohet a dobësohet diçka, bie në një shkallë më të ulët, ulet; pakësohet. Zbriti temperatura. Zbriti të nxehtët (vapa). I zbriti zjarrmia (të nxehtët) djalit. I zbritën ethet. Zbriti puna.
- 17. vet. veta III edhe fig. Bëhet më i dobët, i bie forca e vrulli, dobësohet, ulet, zbutet. Zbriti flaka. Zbriti era. Nuk i zbriti vrulli. I zbriti zemërimi (inati). I zbritën nervat. Sa t'i zbresin.
- I zbriti (i ra) damari shih te DAMAR,~I. Zbriti (ra, u rrëzua) nga fiku iron. shih te FIK,~U. Zbriti (ra) nga froni shih te FRON,~I 3. Zbriti nga fuqia ra nga pushteti, nuk ka më pushtet. I zbritën (i ranë) kacabunjtë shih te KACABU,~NI. I zbritën (i ranë) orët shih tek OR/Ë,~A II. E zbritën (e rrëzuan) nga piedestali dikë libr. shih te PIEDESTAL,~I. E zbriti në tokë dikë shih tek TOK/Ë,~A I. I zbritën (i ranë) xhindet (qipujt) shih te XHIND,~I. Zbriti (u ul) nga shala e hipi në samar iron. shih te SHAL/Ë,~A II.