zbrazem
Appearance
ZBRAZEM vetv.
- 1. vet. veta III. Mbetet pa gjë brenda, mbetet bosh, boshatiset; kund. mbushet. U zbraz hambari. Arka u zbraz. Kazani i shpuar zbrazet vetë. fj.u.
- 2. vet. veta III. Derdhet vetë nga një enë, nga një thes, nga një arkë etj. Po zbrazej mielli nga thesi (misri nga koshi). U zbraz andej-këtej.
- 3. vet. veta III. Mbetet pa njeri brenda, boshatiset, sepse largohen të gjithë njerëzit që janë aty. U zbraz qyteti (fshati, sheshi, rruga). Shtëpia ishte zbrazur. Salla u zbraz menjëherë.
- 4. vet. veta III. Derdh, shkarkon atë që përmban; derdhet. U zbrazën retë. U zbrazën ujërat. Lumi zbrazet në det. Aty ku zbrazet përroi.
- 5. vet. veta III. Shkrep, ndez; shpërthen vetë. U zbraz çiftja. U zbrazën minat.
- 6. fig. Shfryj dufin, shkarkoj zemërimin mbi dikë tjetër, duke e sharë, duke e mallkuar etj., s'i lë gjë pa thënë; shkarkohem; i hapem dikujt dhe i them gjithçka që më shqetëson a më mundon. Iu zbraz atij. Desh të zbrazej mirë. S'kishte kujt t'i zbrazej.
- 7. Pës. e ZBRAZ 1-4, 6.