Jump to content

zbehur

Nga Wiktionary

ZBEHUR mb.

  • 1. Që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës, që i ka rënë një ngjyrë si e verdhë, që është zbehur, i zbehtë. Me fytyrë të zbehur. Me faqe (me buzë) të zbehura.
  • 2. Që i është dobësuar ngjyra, i zbërdhulët. Ngjyrë e zbehur. Me perde të zbehura.
  • 3. Që i është pakësuar drita, që i është dobësuar ndriçimi e shkëlqimi; që ka humbur qartësinë. Drita e zbehur e kandilit. Fotografi të zbehura.
  • 4. fig. Që është bërë i paqartë, i dobët e pa forcë shprehëse; që është zbehur. Pasqyrim i zbehur. Kuptim i zbehur i një fjale. gjuh.