Jump to content

zbehtë

Nga Wiktionary

ZBEHTË as.

  • 1. shih ZBEHTËSI,~A. Të zbehtët e fytyrës.
  • 2. mjek. Verdhëza. I ka rënë të zbehtët.

ZBEHTË mb.

  • 1. Që ka ngjyrë si të bardheme, që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës; që vjen si i verdhë në fytyrë, që ka marrë një ngjyrë të vrarë. Me fytyrë të zbehtë. Me faqe (me buzë) të zbehta. Duket pak i zbehtë.
  • 2. Që ka ngjyrë të dobët a si të zbardhur, që vjen si i bardhemë a si i verdhemë, i zbërdhulët. Ngjyrë e zbehtë. E kuqe (e verdhë, e kaltër) e zbehtë. Pëlhura (basma) të zbehta.
  • 3. Që ka pak dritë, që nuk ka shumë ndriçim, që ka shkëlqim të dobët; që s'dallohet qartë. Dritë e zbehtë. Hënë e zbehtë. Diell i zbehtë. Qiell i zbehtë. Fotografi e zbehtë.
  • 4. fig. I paqartë, i dobët dhe pa forcë shprehëse; që nuk ka gjallëri e shkathtësi; që nuk është i plotë e i përpiktë, i paktë, i kufizuar, i pakësuar, i zvogëluar. Vepër e zbehtë. Kritikë e zbehtë. Roman (tregim) i zbehtë. Lojë e zbehtë. Kopje e zbehtë e diçkaje. Jetë e zbehtë. Mendim i zbehtë. Në mënyrë të zbehtë.
  • Tërshërë e zbehtë bot. shih tek TËRSHËR/Ë,~A.

ZBEHTË ndajf.

  • 1. Dobët, jo qartë; pa shkëlqim, pa shumë dritë. Dukej zbehtë. Ndriçon (shkëlqen) zbehtë.
  • 2. fig. Jo qartë, dobët e pa forcë shprehëse, pa gjallëri; jo në mënyrë të plotë e të përpiktë, në mënyrë të pakësuar a të zvogëluar. Përshkruhet (paraqitet, pasqyrohet, trajtohet) zbehtë. Del zbehtë.