zbatoj
Appearance
ZBATOJ kal.
- 1. E vë në jetë, e përmbush (një urdhër, një vendim, një porosi etj.); e ndjek dhe e vë në jetë ashtu si duhet, nuk e shkel. Zbaton detyrat (rregullat, vendimet). Zbatoi urdhrin (porosinë). Zbatoi ligjin. Zbatuan kontratën (marrëveshjen).
- 2. Kryej një punë duke ndjekur një projekt, një grafik etj., realizoj një plan, vë në jetë. Zbatojnë agrorregulloren (grafikun e punimeve). Zbaton maketin.