zbarkues

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZBARKUES mb. usht.

  • 1. Që përdoret për zbarkimin e trupave në tokë. Anije (varkë) zbarkuese. Mjete zbarkuese.
  • 2. Që zbresin nga një anije, nga një aeroplan etj. në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake; që përgatiten posaçërisht për veprime të tilla; i zbarkuar. Trupa (forca) zbarkuese.
  • 3. si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Ai që zbret nga një anije, nga një aeroplan etj. në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake. Rrethimi (asgjësimi) i zbarkuesve.