zbarkim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZBARKIM m. usht.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZBARKOJ, ZBARKOHET. Zbarkimi i trupave (i këmbësorisë). Zbarkim nga deti (nga ajri). Anijet e zbarkimit.
  • 2. Futja e trupave dhe e armatimeve nga deti ose hedhja e tyre nga ajri në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake. Trupat e zbarkimit. Vendi i zbarkimit.