Jump to content

zar

Nga Wiktionary

ZAR m.

  • 1. Kub i vogël prej kocke, prej druri etj., në faqet e të cilit janë shënuar nga një deri në gjashtë pika, që përdoret në lojëra të ndryshme; rruzull i vogël prej metali, prej qelqi etj. që përdoret për të luajtur. Zar fildishi (kocke, çeliku, qelqi). Hodhi zarin. Luanin me zare.
  • 2. bised. Fat në lojë, në punë a në jetë. Ka zar. S'i eci zari. E mbante për zar. I punoftë zari! ur.
  • Zaret u hodhën u bë hapi vendimtar dhe pritet përfundimi, u bë një hap i tillë që nuk lejon më të kthehesh prapa, u hodh guri. Luaj (hedh, përdor) zarin (letrën, kartën, gurin) e fundit shih te FUNDIT (i, e).