zëvendësoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZËVENDËSOJ kal.

  • 1. Zë vendin e dikujt në një punë a në një detyrë, kryej detyrën e zëvendësit të dikujt. Zëvendëson përgjegjësin (drejtorin). E zëvendëson përkohësisht.
  • 2. Bëj që t'i zërë vendin dikush a diçka tjetër, vë një tjetër në vend të tij a të saj, ndërroj; vë në vend, plotësoj. Zëvendëson rojet. Zëvendësoi telat (gomat). Zëvendësoi dëmet. Zëvendësuan misrin me grurë. I zëvendësoi të gjitha humbjet.
  • 3. vet. veta III. I zë vendin diçka tjetër, vjen diçka tjetër në vend të saj, e ndërron. Dritën e zëvendësoi errësira. Zhurmën e zëvendësoi një qetësi e plotë.