yzengji
Appearance
YZENGJI f.
- 1. Secili prej dy harqeve të vegjël prej metali me paftë nga poshtë, që varen me rrip në të dyja anët e shalës e që i shërbejnë kalorësit për të vënë këmbët. Yzengjia e majtë (e djathtë). Rripi i yzengjisë. Vuri këmbët në yzengji. Nxori këmbën nga yzengjia.
- 2. anat. Njëra prej tri kockave të vogla që ndodhen brenda veshit të mesëm dhe që shërbejnë për të përçuar tingujt. Çekani, kudhra dhe yzengjia.
- E ka humbur fare yzengjinë dikush nuk përmbahet, nuk pyet njeri, është shthurur fare. Është me këmbë në yzengji dikush
- a) është gati për të ikur;
- b) jeton e punon në kushte shumë të mira, pa telashe e vështirësi. Nuk i qëndruan këmbët në yzengji dikujt nuk qëndroi shumë në një punë a në një detyrë të mirë, s'e pati të gjatë.