yrysh

Nga Wiktionary

YRYSH m. bised.

  • 1. Hov, vrull, turr; vrap i shpejtë. Yryshi i erës (i lumit). Mori yrysh. I preu yryshin. Punon me yrysh. I dha një yrysh. Ku vete me kaq yrysh?
  • 2. Sulm. Yrysh mbi armikun! Bëri yrysh mbi dikë a diçka sulmoi dikë a diçka. E thyen me yrysh armikun. E morën me yrysh kalanë.