yndyrë

Nga Wiktionary

YNDYRË f.

  • 1. Lëng veshtullor që del kur ziejmë mishin e majmë ose kur shkrijmë dhjamin; lyrë që del përsipër gjellës me mish a me vaj. Yndyra e gjellës. Yndyra e mishit. Me shumë yndyrë. Pa yndyrë. Ka yndyrë. I marr (i heq) yndyrën.
  • 2. zakon. Dhjami, gjalpi e vaji që përdoren si ushqim. Yndyra bimore (shtazore). Prodhimi i yndyrave. I hedh yndyrë gjellës. Skuq me pak yndyrë.
  • 3. zakon. Lëndë organike, të patretshme në ujë, që hyjnë në përbërjen e organizmave (të bimëve, të kafshëve e të njerëzve) dhe që gjenden me shumicë në mishin e kafshëve e të njerëzve, në qumësht, në vaj etj. Përmban yndyra. Djegia e yndyrave.
  • 4. Lyrë që del mbi lëkurë te njerëzit a te kafshët; papastërti e lyrshme në leshin e bagëtive, në flokët e njerëzve, në rrobat etj. Yndyra e lëkurës. Yndyra e flokëve (e leshit). Yndyra e duhanit. bised. nikotina e duhanit që grumbullohet në pipe. Gjëndrat e yndyrës. Lëshon yndyrë.
  • 5. bised. Rrëshira e pemëve. Yndyra e dëllinjës.
  • 6. fig. bised. Sjellja e rregullt dhe e mirë, mirësjellja e njeriut; kripa, lezeti i njeriut. Ka yndyrë. Njeri pa yndyrë njeri i shpëlarë, njeri pa kripë.
  • S'del yndyrë nga dikush nuk sjell asnjë lloj përfitimi a dobie dikush.