yll
Appearance
YLL m.
- 1. edhe astr. Trup qiellor i ngjashëm me Diellin, që ndodhet shumë larg Tokës dhe që duket natën në qiell si pikë e ndritshme; çdo trup qiellor, përveç Diellit dhe Hënës, që ndrit natën në qiell. Yll i largët (i ndritshëm, i madh). Yjet e qiellit. Yll i dyfishtë. astr. sistem prej dy yjesh që ushtrojnë një forcë tërheqëse mbi njëri-tjetrin dhe rrotullohen rreth një qendre të përbashkët. Ylli i Mëngjesit (i Mbrëmjes, i Karvanit, i Dritës) planeti Afërdita. Ylli Polar ylli në bisht të Arushës së Vogël, i cili shënon gjithnjë Veriun. Drita e yjeve. Harta e yjeve. Grumbull yjesh. Natë me yje (pa yje). Dolën yjet. Xixëllojnë yjet. U shua ylli i fundit. Shkëlqen si yll. I bukur si yll.
- 2. bised. Meteor që ndriçon në qiell gjatë rënies në Tokë. Ra një yll. U këput një yll.
- 3. fig. vjet. Fat, lumturi (sipas besimit të kotë se kishte një yll që ndikonte në jetën, në fatin e secilit). Ka lindur me yll ka shumë fat, është fatlumtur. Lindi në yll të mirë (të keq). E ndihmoi ylli i vet. Ishte njeri me yll. Ylli si dylli fati është i paqëndrueshëm. Të humbtë ylli! mallk. T'u shoftë ylli! mallk. u shofsh!
- 4. fig. bised. Emri i mirë i një njeriu, famë. Ylli i tij. Ka yll në rreth të burrave.
- 5. fig. Njeri që shquhet në një veprimtari të caktuar; artist me emër të madh në kinematografi. Ylli i kinematografisë. Ylli i baletit. Ylli i futbollit.
- 6. Figurë me pesë a me më shumë cepa, që ka kënde dhe brinjë të barabarta. Yll me pesë cepa. Cepat e yllit. Vizatoj një yll.
- 7. Shenjë dalluese, në trajtën e kësaj figure, me pesë cepa, që vihet në veshje a diku tjetër si simbol, që përdoret në gradat ushtarake ose që i jepet dikujt për merita të veçanta në një veprimtari të caktuar. Ylli i kuq. Ylli partizan. Ylli i artë. Ylli i flamurit. Ylli i Heroit të Popullit.
- 8. Send, qëndismë ose diçka tjetër që ka trajtën e kësaj figure. Ylli i mollës lulja e mollës; zemra e mollës kur pritet si rreth. Qëndisi një yll.
- 9. fig. Diçka që ndriçon rrugën, fener ndriçues. Yll ndriçues.
- 10. shtypshkr. Yllth.
- 11. bised. Lez, lyth.
- 12. përd. mb. Shumë i bukur. E ka vajzën yll.
- Dhjetë me yll thuhet për notën më të lartë në shkollë, kur nxënësi a studenti është përgjigjur në mënyrë të shkëlqyer. Ngrihet (niset) me yje ngrihet shumë herët në mëngjes, ngrihet pa gdhirë mirë. Numëroj yjet shih te NUMËROJ. I perëndoi ylli dikujt a diçkaje
- a) po e mbyll jetën, edhe pak kohë i ka mbetur për të jetuar, e hëngri çairin;
- b) i ka kaluar koha, e kapërceu kulmin e vet e tani shkon drejt rënies. U pjek ylli kanë një natyrë ose zakone, dëshira e synime të njëjta, shkojnë mirë njeri me tjetrin; kanë gjetur njëri-tjetrin. Iu shua ylli diçkaje shih te SHUHEM. Ylli i ballit lulja e ballit. Me yll në ballë i shquar midis të tjerëve; trim i madh. Si yll i këputur shih te KËPUTUR (i, e). Sheh yllin e merr pyllin thuhet për dikë, që nuk matet para se të bëjë diçka, që shkon pas berihasë. Lule ylli bot. shih te LUL/E,~JA.
- Yll me bisht kometë.
YLL DETI zool.
- Kafshë deti me trup të shtypur, që ka pesë a më shumë rreze.