xhybe
Appearance
XHYBE f.
- 1. Veshje e sipërme e gjatë dhe e lirshme, e lëshuar deri afër këmbëve, me kinda njëri mbi tjetrin, që e mbajnë disa popuj të Lindjes; pallto e gjatë e hoxhallarëve dhe e dervishëve. Xhybe e gjelbër.
- 2. Veshje e sipërme grash prej cohe, zakonisht e gjatë deri afër këmbëve, pa mëngë dhe e qëndisur me tehri ari; pallto e gjatë dhe e lirshme. Xhybe e qëndisur. Xhybja e nuses. Veshi xhyben.
- 3. fig. keq. Mbulesë për të fshehur fytyrën e vërtetë a qëllimet e vërteta.