Jump to content

xhup

Nga Wiktionary

XHUP m.

  • 1. Veshje e sipërme grash prej shajaku të bardhë, e gjatë deri në mes e zakonisht pa mëngë, e qëndisur në shpinë e tek ijët (në disa krahina mbahej edhe nga burrat). Xhup i qëndisur.
  • 2. Veshje e sipërme si xhaketë e trashë, e mbushur me pambuk dhe e rrahur dendur me tegela, që vishet në kohë të ftohtë në punë, në ushtri etj.; pambukore. Xhup pambuku. Xhup lëkure (doku). Veshi xhupin.
  • 3. Triko leshi.