xhungël
Appearance
XHUNGËL f.
- Xhungë e vogël.
XHUNGËL f.
- 1. Pyll shumë i dendur e pothuaj i pakalueshëm në vendet e nxehta. Xhungël e pakalueshme. Kafshët e xhunglës. U futën në xhungël. Kaluan nëpër xhungël.
- 2. fig. libr. Punë shumë e ngatërruar dhe e vështirë, pothuaj pa rrugëdalje. Hyri në një xhungël.
- 3. fig. libr. Vend a mjedis shoqëror, në të cilin zhvillohet një luftë e ashpër, e egër dhe e pamëshirshme për të mbijetuar. Xhungla kapitaliste. Ligji i xhunglës.