xhol

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

XHOL I m.

  • 1. Arra ose guri më i madh, me të cilin goditen arrat e tjera ose gurët e tjerë në një lojë; guri që hedhim e presim në lojën guraçokthi; kaqol; qokël. Xhol i madh. Xhol i rëndë (i lehtë). E gjuajti (e goditi) me xhol. Priti xholin.
  • 2. Pjesë e një sendi në trajtë të rrumbullakët, kokë. Xholi i çomanges.

XHOL II m.

  • Figurë e veçantë në letra, që përdoret në vend të çdo letre tjetër; lojë me letra, në të cilën fiton ai që lidh i pari letrat që ka në dorë, zakonisht me ndihmën e kësaj figure. Marr xholin. Gjeti xholin. I doli (i ra) xholi. Luajnë xhol.
  • Hyn (futet) si xhol fut hundët në çdo punë, përzihet edhe aty ku nuk i takon.