Jump to content

xhezve

Nga Wiktionary

XHEZVE f.

  • 1. Enë e vogël prej metali, me bisht të gjatë e zakonisht me grykë të ngushtuar, që përdoret për të bërë kafen etj. Xhezve e madhe (e vogël). Xhezve njëshe (dyshe). Xhezve elektrike. Xhezve bakri (alumini). Bishti i xhezves. Vë xhezven në zjarr. Ziej në xhezve.
  • 2. krahin. Gryka e kacekut nga del ajri për t'i fryrë zjarrit.