xhevahir
Appearance
XHEVAHIR m.
- 1. Diamant, brilant; gur i çmueshëm. Gur xhevahiri. Varg me xhevahire.
- 2. fig. Diçka shumë e çmuar a shumë e bukur. Xhevahir i natyrës. Është një xhevahir.
- 3. iron. Fjalë a veprime të gabuara ose krejt pa vend. Xhevahire shtypi. Thotë xhevahire. Ka plot xhevahire.
- 4. përd. mb. Shumë i mirë, i dashur e i sjellshëm, që ka zemër shumë të mirë; shumë i vlefshëm e i çmueshëm. Djalë (vajzë) xhevahir. Fjalë xhevahir.