xhenet
Appearance
XHENET m.
- 1. fet., vjet. Sipas dogmës së fesë myslimane dhe përfytyrimeve mistike: vend shumë i bukur, ku jetojnë në lumturi shpirtrat e të vdekurve që nuk kanë bërë mëkate në të gjallë; kund. xhehenem. Xheneti e xhehenemi shkojnë bashkë. S'ka xhenet në atë jetë.
- 2. fig. bised. Vend i bukur dhe i begatë, vend ku mund të jetojë njeriu i lumtur, parajsë. Xhenet mbi dhe. E bënë xhenet.
- 3. përd. mb. bised. Që është vetë i qeshur, i gëzuar e gojëmbël dhe që u sjell gëzim edhe të tjerëve. Është djalë (njeri) xhenet. Ka marrë një grua xhenet.