Jump to content

vulosur

Nga Wiktionary

VULOSUR mb.

  • 1. Që është vërtetuar duke iu vënë vula, që i është vënë vula (për një shkresë, për një pako, për derën etj.). Shkresë e vulosur. Zarf i vulosur. Testament i vulosur. Derë e vulosur.
  • 2. Që i është vënë një shenjë a një damkë; i damkosur. Drurët e vulosur.
  • 3. Që është mbyllur mirë me diçka, që i është vënë tapa, shtupa etj.; i zënë. Bucelë e vulosur. I ka veshët të vulosur.
  • 4. bised. Që ka përfunduar, që është vendosur përfundimisht, i bitisur. Çështje e vulosur. Punë e vulosur.
  • Bletë e vulosur njeri në gjendje shumë të mirë ekonomike, me shumë kamje, kamës.