Jump to content

vullnetshëm

Nga Wiktionary

VULLNETSHËM mb.

  • 1. Që bëhet me vullnetin e dikujt; që bëhet me vetëdije dhe me një qëllim të caktuar; vullnetar. Lëvizje e vullnetshme. Veprime të vullnetshme. Punë e vullnetshme.
  • 2. Që ka vullnet të fortë, që ka durim, që tregon këmbëngulje e zell në një punë; që është veti e një njeriu me vullnet. Njeri i vullnetshëm. Punëtor i vullnetshëm. Përpjekje të vullnetshme.