Jump to content

vullnetar

Nga Wiktionary

VULLNETAR m.

  • 1. Ai që ndërmerr dhe bën një punë, një detyrë etj. vullnetarisht, pa u detyruar nga dikush tjetër dhe pa shpërblim, ai që merr pjesë me dëshirën e vet në një punë. Vullnetarët e hekurudhës. Qyteza e vullnetarëve. Puna e vullnetarëve. Dolën vullnetarë.
  • 3. Ai që shkon në luftë për mbrojtjen e atdheut me dëshirën e vet, pa qenë i detyruar nga ligji a nga ndonjë vendim; ai që bën pjesë në forcat e vetëmbrojtjes popullore; anëtar i një organizate a shoqërie vullnetare. Vullnetar popullor. Vullnetarët popullor. Vullnetarët e lirisë. Komandanti përshëndeti vullnetarët.

VULLNETAR mb.

  • 1. Që bëhet vullnetarisht. Punë vullnetare.
  • 2. Që ndërmerr një punë, një detyrë me dëshirën e vet, pa e detyruar dikush tjetër, që bën diçka pa qenë i detyruar nga të tjerët; i përbërë nga vullnetarë. Partizan vullnetar. Të rinjtë vullnetar. Të rejat vullnetare. Korrespondent vullnetar i gazetës. Inspektor rrugor vullnetar. Grupi i bashkëpunimit vullnetar. Brigada vullnetare.
  • 3. Që mbështetet në parimet e vullnetarizmit; që bëhet me vullnetin e secilit. Ushtri vullnetare. Organizatë (shoqëri) vullnetare. Bashkim vullnetar.