vullkan
Appearance
VULLKAN m.
- 1. gjeogr., gjeol. Grykë e madhe e hapur, zakonisht në majë të një mali, nga e cila dalin prej thellësisë së tokës gazra të nxehtë, tymra e lavë. Vullkan i shuar. Vullkan veprues (aktiv). Grykë vullkani. Krateri i vullkanit. Shpërthen (shuhet) vullkani. Zien si vullkan. Buçet si vullkan.
- 2. fig. Rrezik i madh që qëndron i fshehur dhe që kërcënon dikë; vrull i madh, që është grumbulluar a që mund të shpërthejë a shpërthehen me fuqi. Vullkani i urrejtjes kundër borgjezisë.