Jump to content

vulë

Nga Wiktionary

VULË f.

  • 1. Mjet i vogël zyre, ku janë gdhendur emri i ndërmarrjes a i institucionit e shenja të tjera, e cila zakonisht ngjyhet me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar vërtetësinë e tyre e për t'u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e tillë që përdoret për të lënë shenjë në dyllë të kuq, në plumb etj.; shenja që lë ky mjet në letër, në dyllë etj. Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë e thatë vulë që nuk ngjyhet në bojë, por lë shenjë me anë të trysnisë. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome). Vula e ndërmarrjes (e ministrisë, e kooperativës, e shkollës). I vuri vulën. I mungon vula. Nuk pranohet pa vulë.
  • 2. Pullë a njollë e vogël me një ngjyrë të veçantë që kanë zakonisht bagëtitë; shenjë që bën njeriu te disa sende për t'i dalluar; shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj., mbresë, vurratë. Dhi (lopë) me vulë të bardhë në ballë. U vuri drurëve nga një vulë. I mbetën ca vula në trup.
  • 3. fig. Gjurmë a shenjë që tregon tiparet thelbësore të diçkaje a të dikujt; damkë, njollë. Mban vulën e klasës. Ka vulën e kohës. Ruan vulën e epokës historike. I vumë vulën e tradhtisë. I mbeti vulë.
  • Është (njeri) me vulë njihet mirë nga të gjithë për diçka zakonisht jo të mirë, është me damkë. I ra vula dikujt e humbi emrin e mirë a vendin drejtues. E humbi vulën u hutua, e humbi toruan. I humbi vula dikujt u zhduk pa lënë gjurmë, u shua, u fik, s'i gjendet as nami as nishani. I humbet vula (nami, nishani)! mallk. vdektë e mos u përmend të më! Nuk i shkon vula edhe poh. nuk i shkon fjala, nuk e dëgjojnë të tjerët. I vuri vulën diçkaje e plotësoi me diçka të fundit që i mungonte, i vuri kapakun; e përfundoi diçka, i dha fund; e miratoi përfundimisht.