vrojtues

Nga Wiktionary

VROJTUES m. sh

  • 1. Ai që është caktuar për të vrojtuar, ai që bën vrojtime; vëzhgues. Vrojtues kufitar. Vrojtues i stacionit meteorologjik. Caktuan një vrojtues.
  • 2. spec. Aparat i posaçëm që ndjek e përcakton diçka.

VROJTUES mb.

  • 1. Që është caktuar për të vrojtuar, që vrojton. Ushtari vrojtues.
  • 2. Që shërben për të vrojtuar. Kullë (pikë) vrojtuese.