vrojtoj
Appearance
VROJTOJ kal.
- 1. E ndjek me sy dikë a diçka, e vëzhgoj; e shoh me vëmendje; vë re. Vrojtonin lëvizjet e armikut. Vrojton me dylbi. E vrojtonte me kujdes.
- 2. fig. Studioj diçka duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e saj, bëj kërkime në një drejtim të caktuar; vëzhgoj. Vrojtojnë dukuritë e natyrës. E vrojton në faza të ndryshme.