vrer

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VRER m.

  • 1. Lëng me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, shumë i hidhur, që del nga mëlçia e zezë, mblidhet në tëmth, e kullon dhe ndihmon për të tretur ushqimet; sëmundje që shfaqet me të vjella të shpeshta. Të vjella me vrer. I plasi vreri. Vdiq nga vreri.
  • 2. Helm. Vreri i gjarprit.
  • 3. Lëng i hidhur që kanë disa bimë. Vrer i duhanit.
  • 4. fig. Hidhërim i madh, pikëllim; helm; urrejtje e madhe, inat. Vrer i madh. Lot vreri. E mban vrerin përbrenda.
  • 5. përd. mb. fig. Shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i vrerosur helm; shumë i inatosur, i mbushur urrejtje. Dukej vrer. Ishte helm e vrer. Ishte pikë e vrer. U bë vrer.
  • Na mbushi vrer na hidhëroi shumë; na mërziti pa masë. Vjell (lëshon, nxjerr)vrer (helm e vrer) flete shumë keq për dikë a për di diçka, duke nxjerrë gjithë urrejtjen ka për të, s'lë gjë të keqe pa thënë për të. Iu bë zemra (shpirti) vrer (helm) u hidhërua shumë, u pikëllua. I pikon zemra vrer shih te PIKOJ.